Sipas indeksit vjetor për sundim të ligjit “World Justice Project”, Kosova është ndër vendet me përparimin më të madh në dy vitet e fundit.
Sipas këtij indeksi Kosova zë vendin e tretë në rajon, e të 58-in në botë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë.
“Përparimi i Republikës së Kosovës sipas indekseve ndërkombëtare për Sundimin e Ligjit dhe Luftimin e Korrupsionit. Sipas indeksit vjetor për sundimin e ligjit “World Justice Project”, Kosova është ndër vendet me përparimin më të madh në dy vitet e fundit! Në vitin 2024, renditet në vendin e 3 në rajon dhe të 58 në botë!”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
“Kosova ka përmirësuar renditjen për 21 vende në tre vitet e fundit në luftimin e korrupsionit. Raportet e BE-së për Kosovën janë më pozitive se kurrë! Në 4 vitet e fundit, Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në qeverisjen demokratike dhe luftimin e korrupsionit. Sipas raportit të fundit të Pulsit Publik nga UNDP, 53.3% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë!”.