Wolfsburg refuzon 57 mln Euro për De Bruyne nga Man. City

E publikuar: 22/07/2015 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas blerjes së Rahem Sterling nga Liverpooli për reth 50 milionë Paund, Manchester City kërkon të bëjë një tjetër goditje të madhe në merkato. Objektivi parësor i Citiziens është mesfushori i Wolfsburgut Kevin De Bruyne.

Për belgun përvec City-it interesohen edhe Juventusi e Paris Saint Germain por anglezët janë skuadra e vetme që kanë hyrë në tratativa me ujqërit që zotërojnë kartonin e lojtarit. Oferta e parë e drejtuesve të Manchester City prej 40 milionë Paund rreth 57 milionë Euro është refuzuar nga klubi i Wolfsburgut që për të lënë të lirë 24-vjecarin kërkon minimalisht 50 milionë Paund.

Gjithsesi te City nuk janë dorëzuar dhe po përgatitin një ofertë të re për të bindur drejtuesit e skuadrës gjermane të heqin dorë nga De Bruyne. Ish lojtari i Chelsea për kartonin e të cilit Wolfsburgu shpenzoi 18 milionë Paund në Janarin e vitit 2014 ka shkëlqyer me fanellën e klubit nga Volkswagen Arena gjatë sezonit të fundit duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e shumë skuadrave me emër.

Manchester City përvec se një page të majme i ofron De Bruynes edhe një kontratë 5-vjecare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.