Sot është një ditë e rëndësishme për përdoruesit e Windows 7 sepse pas një viti, më 14 Janar 2020 është dita e fundit të mbështetjes së sistemit operativ.
Kjo do të thotë se Microsoft nuk do të dërgojë më përditësime sigurie kritike apo rregullime.
E thënë ndryshe ju ngelet një opsion, të kaloni në Windows 10.
Mbështetja kryesore e Windows 7 përfundoi në Janar të 2015 ndërsa mbështetja e zgjeruar do të vijojë deri në Janar të 2020.
Nëse në sistemin operativ zbulohen probleme, Microsoft nuk do ti adresojë më dhe mbeteni në rrezik.
Pas kësaj date adoptimi i Windows 10-ës pritet të rritet ndërsa shumica që kanë ngelur në Windows 7 do të detyrohen të përditësojnë.
Vetëm nëse zgjedhin të kalojnë në Linux apo të qëndrojnë me një sistem operativ të pasigurtë.
Windows 8 është në listë dhe mbështetja e zgjeruar vazhdon deri në Janar të 2023. /PCWorld Albanian