Sipas raportimeve të shumta gjigandi i Windows po përballet me një problem kritik të ri me Windows 10.
Ky problem madhor aktualisht po pengon përdoruesit të aksesojnë Microsoft Store ose Windows Update.
Përdoruesit e prekur lajmërohen me këtë mesazh:
“U has një gabim. Do të vazhdojmë të kërkojmë për përditësime të reja. Ne nuk mund të lidheshim me shërbimin e përditësimit. Do ta provojmë më vonë ose mund ta kontrolloni tani. Nëse funksionon, sigurohuni që jeni i lidhur në internet.”
Një inxhinier i suportit pranë Microsoft gjithashtu zgjodhi tu përgjigjej ankesave në Reddit se “Microsoft ishte në dijeni të problemit dhe po e hetonte. Ai tha se do të jepnin më shumë informacion sapo ta kishin në dispozicion.”
Sa i përket rregullimit, Softpedia ka gjetur një zgjidhje komplekse e cila kërkon ndryshimin DNS në kompjuterat në Windows 10 me ato të Google DNS.
ZDNet thotë se një situatë e tillë mund ta çojë problemin tek ISP-të dhe jo Microsoft. Mbetet e paqartë pse ISP-të në mbarë botën do të kishin një problem të ngjashëm.
Disa të tjerë nuk është fare problem. Më në fund ata kanë një Windows Update të çaktivizuar, diçka që nuk është e mundur në Windows 10 kur funksionon normalisht. /PCWorld Albanian