Winamp, një relike e së kaluarës, jo vetëm që ende mbahet por ka përgatitur një përditësim të madh vitin e ardhshëm.
Kompania mëmë Radionomy ka planifikuar të rinisë shërbimin si një aplikacione podcastesh, playlist dhe stacionet radio.
Sipas TechCrunch përditësimi pritet të mbërrijë në 2019-ën.
Detajet janë të pakta por Winamp do të marrë një aplikacion mobil për Android iOS ndërsa në desktop do të bëhet nga e para.
Një prej pikave të forta të Winamp në të kaluarën kanë qenë modifikime e shumta të ndërfaqes.
Sot ky lloj kontrolli nga e përdoruesit nuk ekziston më dhe nuk dihet nëse Winamp ka planifikuar ta adresojë. /PCWorld Albanian