“Wimbledon”, Murray e Federer avancojnë më tej

02.07.2015 19:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Wimbledon”, Murray e Federer avancojnë më tej

Në All England Club janë përqëndruar sytë e gjithë të apasionuarve të tenisit dhe në ditën e katërt të turneut të Wimbledonit kushtet u përmirësuan ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë, kur u vendos edhe një rekord përsa i përket temperaturave, pasi kurrë më parë termometri nuk i ishte afruar nivelit të 41.2 gradëve celsius që në fakt u regjistrua ditën e mërkurë në Center Court. I pari që u impenjua nga tenistët e rëndësishëm ishte Andy Murray që e luajti ndeshjen e tij në fushën numër 1 përballë holandezit Robin Haase. Numri 78 rezistoi disi vetëm në setin e tretë pasi për pjesën më të madhe të kohës tenisti britanik dominoi takimin duke zhvilluar një ndeshje perfekte. Numri 3 i botës e theu plot gjashtë herë në servis kundërshtarin e tij, tre herë në setin hapës, dy herë në të dytin ndërsa në setin përmbyllës i rrëmbeu shërbimet tenistit holandez në game-n e shtatë, ndërsa Haase në krahun tjetër pati vetëm një mundësi në setin e dytë të cilën gjithsesi tenisti skocez ia anuloi. Përfundimisht kampioni i vitit 2013 fitoi gjithë takimin me rezultatin 6-1, 6-1, 6-4 në vetëm 87′, sidoqoftë me kalenderin e lehtë që kanë të dy tenistët në pjesën e poshtme të shortit me shumë gjasa në cerekfinale Murray do të duhet të masë forcat me tenistin spanjoll Rafael Nadal.

Po në të njëjtën anë gjendet i pozicionuar gjithashtu edhe 7 herë fituesi Roger Federer i cili në fakt edhe ai qëndroi në fushë per vetëm një minutë më pak sesa Murray. Në fushën qendrore 33-vjecari nga Bazeli zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj amerikanit Sam Querrey, numrit 36 që bëri rezistencë vetëm në setin hapës. Pasi mori katër game në këtë set shtatlarti kalifornian mezi bëri katër bashkë në dy setet e tjera e përfundimisht numri 2 i botës mbylli krejt takimin me rezultatin 6-4, 6-2, 6-2. pengesa e ardhshme për veteranin helvet do të jetë rekordmeni për shërbimin më të shpejtë në planet, australiani Samuel Groth që pozicionohet i 69 në renditjen ATP.

Te femrat kampionia në fuqi Petra Kvitova humbi vetëm dy game gjithsej në më pak se një orë lojë ndaj japonezes Kurumi Nara ndërsa ish-numri 1 i botës Caroline Wozniacki mundi ceken Denisa Allertova me rezultatin 6-1, 7-6. Gjermania Angelique Kerber fitoi 7-5, 6-2 ndaj ruses Anastasia Pavlyuchenkova ndërsa numri 8 i botës, tenistja ruse Ekaterina Makarova u befasua në turin e dytë nga sllovakja Magdalena Rybarikova që fitoi takimin 6-2, 7-5, ndërkaq finalistja e vitit 2013 Sabine Lisicki pati nevojë për set final për të përmbysur disavantazhin e setit hapës ndaj amerikanes Christina McHale./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)