Wimbledon, Federer më pranë titullit të 8

08.07.2015 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Wimbledon, Federer më pranë titullit të 8

Roger Federer është vetëm dy ndeshje larg titullit të tij të 18 Slam pas fitores tepër të lehtë ndaj tenistit francez Gilles Simon. Në tre vitet e fundit mjeshtri zviceran e ka parë veten shpesh herë në këtë situatë megjithatë janë ekzaktësisht tre vjet që nga koha kur 33-vjecari nga Baseli koleksionoi titullin e fundit të madh, pikërisht që nga vera e vitit 2012 kur Roger fillimisht fitoi titullin në Wimbledon ndërsa vetëm një muaj më pas ishte Murray që i rrëmbeu medaljen e artë po në All England Club, në Olimpiadën e Londrës. Ndër vite Federer dhe Gilles Simon kanë zhvilluar vazhdimisht ndeshje shumë të forta, madje që janë mbyllur në pesë sete, sidoqoftë këtë herë pavarësisht dy ndërprerjeve për shkak të rreshjeve në fushën numër 1 veterani helvet vijojë me formën e shkëlqyer që po përjeton duke përfunduar gjithcka në vetëm tre sete. E vetmja notë negative është thyerja në shërbim pas plot 116 game-ve radhazi, praktikisht që nga turneu i Gerry Weber Open, në Halle muajin e kaluar, ndërsa në Wimbledon Federer kishte 68 game që nuk thyhej në servis. Kjo gjë ndodhi në game-n e 10 të setit të dytë gjithsesi numri 2 i botës u kundërpërgjigj menjëherë duke mbyllur setin në favor. Në setin përmbyllës Federer i rrëmbeu edhe dy herë të tjera shërbimet numrit 12 duke mbyllur gjithcka me rezultatin 6-3, 7-5, 6-2 në vetëm 1 orë e 34′. Bën përshtypje mbi të gjitha lehtësia me të cilën është duke fituar 7 herë kampioni në Wimbledon, i cili nuk e la francezin Simon të hyjë në ritëm, duke e vënë vazhdimisht në presion në servis, në një kohë kur vetë deri tani është shfaqur pothuajse i pagabueshëm në turet e tij të shërbimit.

Në gjysmëfinale fituesi i 17 titujve Slam do të ndeshet me tenistin vendas Andy Murray ndaj të cilit kryeson 12-11 dhe ka fituar tre përballjet e fundit, madje në sfidën që patën në Londër në turneun e tetë më të mirëve të botës Federer e masakroi tenistin britanik duke humbur vetëm një game gjithsej. Ashtu si Roger edhe Murray u shtrëngua për të ndërprerë dy herë ndeshjen e tij për shkak të rreshjeve sidoqoftë në Center Court kampioni i vitit 2013 u përball me vetëm një mundësi të kanadezit Vasek Pospisil, edhe atë në game-n e fundit të takimit. Tenisti me origjinë ceke luante për herë të parë në një cerekfinale të turneve Grand Slam dhe ndoshta vuajti edhe presionin e publikut londinez që ishte i gjithi me Murray-n. 28-vjecari skocez shfrytëzoi më së miri të vetmet mundësi që pati në dy setet e para ndërsa në setin përmbyllës e ndëshkoi numrin 56 të botës në game-n e nëntë duke fituar krejt takimin 6-4, 7-5, 6-4 në 2 orë e 13′ dhe numri 3 i klasifikimit ATP tashmë kualifikohet për herë të 6 në 7 edicionet e fundit mes katër më të mirëve të Slemit Londinez. Gjysmëfinalja tjetër do të luhet ndërmjet Novak Djokovic dhe francezit Richard Gasquet.

Në fushën qendrore krejt ndryshe nga vjet ku Cilic e shtrëngoi tenistin serb për të shkuar në set final numri 1 i botës i përfundoi të tri setet me rezultat identik 6-4, në një takim që zgjati 1 orë e 49′ gjithsej dhe ku tenisti kroat që mbante numrin 9 të turneut nuk pati asnjë mundësi në shërbimet e 28-vjecarit serb. Kampioni në fuqi me shumë gjasa priste të ndeshej me Wawrinka-n në gjysmëfinale, që do të ishte praktikisht edhe mundësia për revansh për atë humbje në Roland Garros në finale një muaj më parë megjithatë në fushën numër 1 kampioni i Slemit Parizien u vu në vështirësi që në fillim nga numri 21 i turneut. Edhe pasi rikuperoi në rezultat duke kryesuar 2-1 me sete 30-vjecari nga Lozana e pati të vështirë për të kontrolluar agresivitetin e tenistit francez që fillimisht dështoi për të mbyllur ndeshjen kur kryesonte 5-3 në setin final, ndërsa më pas mbylli gjithcka duke fituar 11-9 në setin përmbyllës, në një takim që zgjati afërsisht tre orë e gjysmë, duke marrë hak njkohësisht edhe për eliminimin që Wawrinka i pat bërë brenda në Paris, në Roland Garros dy vjet më parë në një tjetër ndeshje maratonë, që asokohe zgjati plot 4 orë e 16′./supersport/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)