Williams: Hashim Thaçi ka pasur presion të jashtëzakonshëm nga Albright në Rambuje

E publikuar: 17/09/2025 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vazhduar dëshmia e Paul Williams, i cili ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje në vitin 1999. Ai ka mohuar se i ka takuar ndonjërin nga katër të akuzuarit para shkurtit të vitit 1999. Gjatë pyetjeve të prokurorit të specializuar, Williams tha se para Rambujesë nuk kishte qenë në dijeni as për strukturën e organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Paraprakisht, ai u përgjigj në pyetjet e avokatit të Jakup Krasniqit, Aiden Ellis, me tw cilin tha se ishte takuar, meqë ka qenë pjesë e delegacionit kosovar.

Ai tha se gjatë procesit të Vjenës dhe hartimit të Kushtetutës, Jakup Krasniqi kishte rol pozitiv për rolin e pakicave.

Williams: Krasniqi pati rol pozitiv në punën që është bërë për të siguruar këtë mbrojtje?