Jemi në prag të fillimit të duelit me Tyson Furyt dhe Deontay Wilder për titullin WBC-së dhe tashmë ky i fundi ka mbërritur në arenën Staples Center, Los Angles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Amerikani nuk ishte i vetëm, ai përveç pjesëtarëve të skuadrës u shoqërua edhe nga e fejuara e tij, Telli Swift.
33-vjeçari si kampion aktual që është me vete kishte marrë valixhen e titullit WBC.
Ky do të jetë dueli i 41-të i tij si profesionit, deri më tani ai është i pamposhtur, ku nga 40 fitore, 39 i ka me nokaut.
Por, këtë herë amerikani nuk do ta ketë aspak lehtë pasi si kundërshtar ka gjithashtu njeriun që nuk është mposhtur kurrë deri më tani.
Valixhja brenda cilës është titulli i WBC-së për pesha të rënda (Foto: Rodin Eckenroth/Getty Images/Guliver)
Fury ka 27 fitore, ku 19 nga ato i ka përfunduar para kohe, vlen të theksohet se po flasim për njeriun që fituar edhe ndaj Wladimir Klitschkos.
Deontay Wilder duke pozuar para mediave në Staples Center, Los Angeles, SHBA (Foto: Rodin Eckenroth/Getty Images/Guliver)
Në rast se Wilder fiton atëherë në të ardhmen mund të përballet me Anthony Joshuan, por në rast se ai humbet, ka drejtën e rimeçit me Furym. /Telegrafi/
#BombZquad 💣💣 #WilderFury: https://t.co/qz57cYneJO pic.twitter.com/86VIFT1YDi
— SHOWTIME Boxing (@ShowtimeBoxing) December 2, 2018

















