Faqja Wikileaks sapo ka publikuar grupin e parë të e-maileve të komunikimit ndërmjet aktivistëve të partisë së Recep Tayyip Erdogan dhe zyrtarëve shtetëror.
Bëhet fjalë për 294,548 e-mailat e grupit të parë.
Mirëpo, sipas Mirror-it britanik, WikiLeaks është përballur me sulme të vazhdueshme kibernetike gjatë publikimit të këtyre e-mailave.
Sipas WikiLeaks, publikimi i këtyre e-mailave do të qartësojë në detaje puçin ushtarak në Turqi dhe nëse ky puç ka qenë i organizuar nga Erdogani që ta shtrijë pushtetin e tij, transmeton lajmi.net.
Në ditët në vazhdim pritet zbardhja e këtyre komunikimeve në partinë e Erdoganit.
Klikoni në linkun e më poshtëm për të hyrë në dosje:
https://wikileaks.org/akp-emails/?q=akp&mfrom=&mto=&title=¬itle=&date_from=&date_to=&nofrom=¬o=&count=50&sort=0#searchresult