WiFi, pije në bord dhe shtrat personal: A është ky autobusi më luksoz, i parë ndonjëherë? (Foto)

E publikuar: 12/12/2017 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Britanikët e lodhur nga një ditë e ngarkuar së shpejti mund të kenë mundësinë të transportohen deri në shtëpinë e tyre me anë të një autobusi ultra luksoz – të pajisur edhe me shtretër.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pasagjerët, të cilët projektuesit shpresojnë se do të operojnë në tetë rrugë përgjatë katër qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar në vjeshtë të vitit 2018, do të jenë në gjendje të flenë edhe gjatë rrugës për në shtëpi.

Dhe ata nuk do të duhet të shqetësohen për të humbur ndalimin e tyre, sepse kujdestarët do të jenë në dispozicion për t’i zgjuar ata para se të arrijnë destinacionin e tyre.

Përveçse me këto gjëra, pasagjerët siç bëhet e ditur më tej do të kenë në dispozicion edhe pije si dhe wi-fi. /Telegrafi/