Whyte ka një propozim për WBC-në: Më lejoni mua të ndeshem me Wilder

E publikuar: 10/07/2021 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dilian Whyte ka bërë thirrje Këshillit Botëror të Boksit që ta lejojë atë të luftojë ndaj Deontay Wilder.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury duhej të ndesheshin me 24 korrik ne duelin e tretë ndaj tyre.

Mirëpo, meçi u shtye pasi 10 persona nga stafi i Furyt rezultuan pozitivë me COVID-19.

Tani, boksieri britanik, Dilian Whyte ka sugjeruar që meçi të mos shtyhet por të zhvillohet ndërmjet tij dhe Furyt.

Whyte mban titullin “WBC i përkohshëm” ose siç njihet në boks si “WBC Interim Title”, gjë që e mundëson të luftojë për titullin sipas rregullave të boksit.

Titulli “WBC Interim” i dhurohet boksierëve të të njëjtit divizion dhe në rast se kampioni nuk mund ta mbrojë titullin, për shkaqe shëndetësore apo të tjera, atëherë ky i fundit sipas rregullit shëndrrohet në kampion dhe lufton për titull.

Britaniku e di mirë këtë dhe dëshiron të bëhet protagonist në mungesë të Furyt.

“Kjo është përse e kanë kampionin ‘e përkohshëm’”, tha ai.

“Kur gjëra të tilla ndodhin dhe kampioni është i lënduar apo nuk mundet ta mbrojë titullin, atëherë “kampioni i përkohshëm” del në skenë”, shtoi ai.

“Kështu edhe Wilder u bë kampion, kujtoni kur Vitali Klitschko nuk ishte i aftë ta mbrojë titullin sepse ishte duke u bërë kryetar i Kievit dhe pastaj Wilder u ndesh dhe e fitoi titullin”, tha Whyte.

“Më bëni mua kampion bote, dhe fituesi ndeshet me Furyn dhe fituesi i këtij dueli pastaj ndeshet me Joshuan për unifikimin e titujve”, vazhdoi ai.

“Kështu do të zgjidhej e gjitha me një lëvizje”, përfundoi Dilian Whyte.