WhatsApp lançoi një aplikacion falas për sipërmarrjet dhe bizneset, synon monetizimin e platformës

E publikuar: 17/09/2017 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook po përgatitet të shndërrojë WhatsApp në një biznes fitimprurës, shërbimin e cili përdoret nga më shumë se 1 miliard përdorues çdo ditë raportoi Wall Street Journal.

Në javët në vijim WhatsApp do të testojë veçoritë të reja me të cilat përdoruesit do e kenë më të lehtë komunikimin me bizneset shkruan kompania në një postim në blog.

“Jemi duke ndërtuar dhe testuar mjetet e nevojshme përmes aplikacionin falas WhatsApp Business i cili do të jetë në dispozicion të kompanive të vogla por edhe sipërmarrjeve të mëdha që operojnë në rang globale si kompanitë ajrore, sajtet e-commerce dhe bankat,” shprehej kompania.

Prej disa javësh WhatsApp ka filluar një program pilot për verifikimin e bizneseve dhe identifikimin e tyre me anë të një tikete jeshile në platformën e komunikimit.

Themeluar në 2009-ën, WhatsApp u ble nga Facebook për 22 miliard dollar në 2013-ën. Deri më sot kompania nuk është fokusuar në platformën e komunikimit edhe pse filloi të publikonte reklama në aplikacionin Messenger në Korrik.

Kemi planifikuar të tarifojmë bizneset për shërbimin,” shprehej COO i WhatsApp Matt Idema për WSJ. /PCWorld Albanian