WhatsApp Business, një version i aplikacionit të komunikimit me të cilin bizneset e vogla mund të lidhen me konsumatorët tashmë po ofrohet për përdoruesit e iOS në mbarë botën.
Aplikacioni është i disponueshëm në Android që prej një viti. Ndryshe nga WhatsApp standard, WhatsApp Business lejon pronarët e bizneseve të krijojnë një profil kompanie me detaje si adresa e-mail-i, adresë dyqani si dhe kanë akses në mjete për menaxhimin e përgjigjeve automatike.
Aplikacioni WhatsApp Business mund të lidhet edhe me ueb aplikacionin e WhatsApp.
Ai nuk duhet të ngatërrohet kurrsesi me WhatsApp Business API, një shërbim me pagesë dizajnuar për kompanitë e mëdha. API lejon bizneset tu dërgojnë njoftime si bileta apo fatura konsumatorëve.
Aktualisht është një prej mënyrave sesi WhatsApp monetizon vetveten në mënyrë direkte.
Aplikacionin WhatsApp Business aktualisht është i disponueshëm në Brazil, Gjermani, Indonezi, Indi, Meksikë, Britani dhe SHBA dhe në ditët në vijim do të jetë i disponueshëm për mbarë përdoruesit në çdo vend të botës. /PCWorld Albanian