Blerja 19 miliard dollarëshe e WhatsApp sot më shumë se kurrë ngjan me një lëvizje të zgjuar.
CEO Mark Zuckerberg publikoi të ardhurat e tre mujorin e fundit të 2017-ës dhe WhatsApp tashmë ka 1.5 miliard përdorues dhe 60 milion mesazhe të dërguara në ditë.
Në Korrik WhatsApp kishte 1.3 miliard përdorues aktivë në muaj dhe 1 miliard përdorues aktivë ditorë.
Kjo rritje masive duket se ja ka vlejtur për 19 miliard dollarët e shpenzuara nga Facebok në 2014-ën.
Atë kohë shërbimi kishte vetëm 450 milion përdorues aktivë në muaj dhe 315 milion përdorues aktivë në ditë.
Zuckerberg tha gjithashtu se Instagram dhe WhatsApp janë aplikacioni i parë dhe i dytë më popullor në shpërndarjen e historive. Secili ka 300 milion përdorues aktivë ndërsa Snapchat vetëm 178 milion.
Shumë besuan se Facebook kishte gabuar me blerjen e WhatsApp pa pasur në konsideratë se komunikimi është një prej aktiviteteve kryesore në platformat mobile.
Me linçimin e WhatsApp Business, Facebook pritet të monetizojë platformën dhe të përfitojë nga baza e gjërë e përsoruesve. /PCWorld Albanian