Arsene Wenger ka konfirmuar përkushtimin e tij për Arsenal, pasi edhe një herë ka qenë i lidhur me marrjen e detyrës së përzgjedhësit të Anglisë.
Sam Allardyce është tërhequr të martën, pas vetëm një ndeshje në krye të tre luanëve. Tash Federata e Futbollit të Anglisë është duke kërkuar një menaxher të ri, duke ia lënë detyrën Southgate të U-21 për katër takimet e radhës.
Wenger sapo ka festuar 20 vjetorin në krye të Arsenal, por që ka qenë i përmendur edhe më parë, duke theksuar se kontrata e tij me klubin përfundon në fund të këtij sezoni.
“Është një befasi ajo çka po ndodh – kush mund ta paramendonte 48 orë më parë? Askush, por që futbolli në Angli është përplot me befasi.”
“Shikoni, prioriteti im në vazhdimësi ka qenë klubi. Deri në fund të sezonit jam këtu dhe tërësisht i fokusuar në këtë”, ka thënë Wenger.