Arsene Wenger do të largohet nga posti i menaxherit të Arsenalit pas përfundimit të këtij sezoni. – Arsene Wenger nuk do të jetë menaxher i Arsenalit në sezonin e ri.
“Daily Mail” raporton se francezi mund të vendos të largohet nga posti pas pakënaqësisë së madhe të tifozëve me rezultatet e ekipit, përcjell “Lajmi.net”.
Wenger është në qendër të kritikave pas humbjeve nga Swansea, Manchester United, Barcelona dhe Watford.
Ai ka edhe një vit në kontratën e tij në Emirates, por mund të largohet duke i dhënë fund qëndrimit të gjatë në klub.