Arsene Wenger ka vendosur të “rrezikoi” për të luajtur disa ndeshje pa Alexis Sanchez. Trajneri francez dëshiron ti jap disa javë pushim yllit kilian.
Wenger në muajin dhjetor pritet ta pushoi ndoshta 3 javë yllin e skuadrës pas angazhimeve të shumta që ka patur me Arsenalin dhe përfaqësuesen e Kilit.
Sanchez aktualisht ndodhet në Kili ku do të ketë angazhimet e radhës me këtë përfaqësuese dhe më pas pritet ti kthehet Arsenalit për pak ditë para se Wenger ta pushoi atë.