Washington Post: Thaçi i kërkon Pence anëtarësim të Kosovës në NATO

E publikuar: 02/08/2017 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar zëvendëspresidentin amerikan, Michael Pence që të mbështes aspiratën e Kosovës për tu bërë anëtare e plotë e NATO’s.

Washtingon Post shkruan se Thaçi i ka thënë Pence që do të vazhdojnë luftën e pakompromis kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit.

“Partneriteti me Amerikën është i pazëvendësueshëm për aspiratën tonë euroatlantike”, ka thënë Thaçi.