Walker nderohet për kontribut në shëndetin e popullatës së Kosovës

E publikuar: 23/01/2017 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, mikut të madh të shqiptarëve, ambasadorit William Walker iu nda mirënjohje për kontribut në shëndetësinë publike të Kosovës.

Mirënjohja iu nda nga drejtori i ëtij instituti, Naser Ramadani, i cili me këtë rast  tha se institucioni më i lartë i shëndetësisë Publike në Kosovë,  ka vendosur të nderojë ambasadorin William Walker me një mirënjohje të lartë për kontributin e dhënë në shëndetësinë Publike të Kosovës dhe për ndihmesën e madhe që i ka bërë këtij populli në mbrojtjen e shëndetit publik.

IKSHPK u zotua se do të vazhdojë bashkëpunimin në lëminë e Shëndetësisë Publike me Institucionet simotra në SHBA dhe Europë.

Ambasadori William Walker,  tha se ndjehet i nderuar për këtë mirënjohje.

“E keni besën e Walkerit që do të bëjë çdo gjë për Kosovën”, u shpreh ambasadori Walker.

Ambasadori Walker njihet si një mik i madh i popullit të Kosovës për kontributin e tij dhënë këtij të fundit gjatë luftës së Kosovës, transmeton Klan Kosova.