Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin William Walker.
Hamza dhe Walker i kanë kujtuar çastet vendimtare të historisë së Kosovës, kanë biseduar për aleancën me SHBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria ime do ta forcojë aleancën me Perëndimin.
“Një kafe me ambasadorin William Walker, heroin e lirisë sonë, zëri i të cilit na dha shpresë dhe i hapi rrugë intervenimit të NATO-s. I kujtuam çastet vendimtare të historisë së Kosovës, biseduam për aleancën me SHBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria ime do ta forcojë aleancën me Perëndimin. Ambasadorin Walker e ftova që të jetë observues i drejtpërdrejtë i festivalit tonë të demokracisë në këto zgjedhje nacionale, të cilat doemos do ta bëjnë Kosovën ma të mirë”, ka shkruar Hamza.
Në fotografitë e publikuara nga Hamza në Facebook, shihet edhe një dedikim personal i Walkerit për Hamzën.
“I dashuri Bedri,
Me ngrohtësinë dhe respektin tim më të thellë për vizionin tuaj për një jetë më të mirë për të gjithë kosovarët…”, ka shkruar Walker.