Një shqiptar do të garojë për kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ai është Vedat Gashi.
E në kuadër të kampanjës së Gashit është spikatur edhe një personalitet amerikan mjaft i adhuruar ndër shqiptarë.
Ai është ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili u dha jehonë krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë Luftës në Kosovë.
Walker është fotografuar bashkë me mbështetës të tjerë të Gashit i cili do të jetë pjesë e garës për kongres në zgjedhjet e nëntorit të sivjetmë.