Walker kujton Reçakun: I tregova botës se kush ishte përgjegjëse – Serbia

E publikuar: 15/01/2025 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Wiliam Walker, i cili sensibilizoi opinion ndërkombëtar për Masakrën e Reçakut tha se nuk ka qenë e vështirë për të që të deklarojë atë që pa mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999 ku 45 civilë të pafajshëm u morën nga fshati burra edhe djem të rijnë dhe nën kërcënimet e armëve të armatës së Serbisë dhe u vranë.

Walker tha se i tregoi botës se çka pa dhe kush mendonte se ishte përgjegjës për Masakrën.

“Pyeta se ku është Reçaku dhe çka ka ndodhur aty. Krejt rastësisht u vendos që të vijë dhe pashë atë që pash dhe pasdite tregova atë që kam parë, çka kam interpretuar dhe kush ka qenë përgjegjës për të. Nuk ka qenë e vështirë për të deklaruar për atë që pash në mëngjes, që 45 civilë të pafajshëm u morën nga fshati burra edhe djem të rijnë, nën kërcënimet e armëve të armatës së Serbisë dhe u vranë. Ishte e qartë se çka ndodhi aty dhe kjo ishte e vërteta për këdo që ishte me mua aty në mëngjes. Unë i tregova botës atë pasdite se çka pashë dhe kush mendoj se kush ishte përgjegjës”, tha ai.

Walker tha se 25 vite më pas ka dal një libër, me përshkrimin e asaj dite që ndodhi Masakra.

“Kam ardhur para një trume të ngjashme sikur sot dhe para fshatrave të Reçakut. Nuk dija se çfarë të thoja dhe nuk isha në gjendje të thoja atë që doja ta thoja në lidhje me pikëllimin që mbizotëronte në atë fshat. Pas 25 vitesh u thash atyre që do ta shkruaj një libër për këtë dhe titulli do të jetë “Reçaku”. Ju kërkoj falje me të vërtetë se ky libër ka dal, vetëm 25 vite më vonë. Por, jam i kënaqur që ky libër më në fund u mundësua, jam i kënaqur që kryeministri dhe presidentja më kanë thënë mua që ky do të jetë një vlerë sa i përket rinisë së këtij vendi, popullatës së këtij vendi. Është shumë me rëndësi që ata të dëgjojnë përshkrimin tim, se pse kam marr pjesë në atë ngjarje para 25 vitesh”, tha Walker.