Walker gati sa nuk kapet fizikisht me Melon

E publikuar: 22/12/2023 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kyle Walker u përfshi në një konflikt me lojtarin e Fluminense, Felipe Melo, pas përfundimit të finales së Kupës së Botës për Klube.

Ylli i Manchester Cityt, ishte pjesë e ekipit që triumfoi ndaj brazilianëve me rezultat 4-0, në Arabinë Saudite, duke fituar trofeun e pestë në vitin 2023.

Mbrojtësi anglez duke festuar fundin e ndeshjes, e pa veten të përfshirë në një përplasje me mesfushorin 40-vjeçar.

Pasi u shty nga Melo, Walker u desh të kapej nga bashkëlojtarët e tij që festa të mos prishej.

Përndryshe, yjet e këtij takimi ishin Julian Alvarez dhe Phil Foden, të cilët shënuan tre nga katër golat e takimit, duke e kurorëzuar Cityn me trofeun e vetëm që i mungonte.