Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje po e kundërshtojnë fuqishëm krijimin e Asociacionit të komunave serbe, siç e quajnë ata “Zajednicën”
Në një Tribunë të organizuar sot nga kjo Lëvizje, janë munduar të japin shembuj se krijimi i këtij Asociacioni nuk është i mirë për qytetarët. Një të tillë e dha kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili tha se situata e Kosovës është më keq se sa e thonë vetë ata.
Ahmeti thotë se qëllimi i asociacionit nuk është sensibilizimi i shtetit të Kosovës por zvogëlimi i shtetit të saj.