Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri foli lidhur me dialogun me Serbinë ne Bruksel. Ai tha se normalizimi e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur vetëm nëse ka njohje reciproke të shtetësisë.
Ai krahasoi situatë e Kosovës me atë të Kroacisë, marrëveshje e arritur në mes këtij shteti dhe ish-Jugosllavisë në vitin 1996, pas përfundimit të luftës.
“Dallimi mes marrëveshjes për normalizim që Kroacia ka nënshkruar më 1996 me Republikën Federale të Jugosllavisë dhe marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë është shumë e madhe”
Sipas tij, neni i parë i marrëveshjes me Kroacinë është respektimi i dy shteteve të pavarura.
“Institucionet e Kosovës duhet të nisin një dialog me serbët brenda Kosovës për integrim të tyre” ka shtuar Ymeri.