VV sërish bojkoton seancë e opozitës, Tahiri: Frikë për t’u ballafaquar me realitetin

E publikuar: 27/10/2023 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë në seancë e veçantë.

“E shoh si një veprim të papërgjegjshëm si një pamaturi dhe si një frikë e VV për t’u ballafaquar me realitetin”, tha Tahiri.

Në rend të ditës është miratimi i deklaratës në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.