Kryeministri Isa Mustafa, bashkë me djalin e tij Besnik Mustafa, kanë humbur kontrollin duke iu sulur deputetit të Lëvizjes Vetëvendose, Albin Kurti, me një gjuhë të paturpshme dhe të ulët. Ky kryeministër e ka humbur toruan dhe po sulmon në mënyrë të tillë çdo kundërshtar të tij, thuhet në një kumtesë të VV-së
“Lëvizja VETËVENDOSJE! i konsideron të papranueshme vendimet dhe sjelljet e kryeministrit dhe kërkon me ngulm dorëheqjen e tij. Një kryeministër hajn, me djem hajna që marrin paratë e buxhetit të shtetit; një kryeministër që është në gjendje ta shesë krejt Kosovën veç sa për të mbetur vet në pushtet, nuk i duhet Kosovës. Një kryeministër i tillë duhet të jap urgjent dorëheqje. Dhe nëse nuk e bën këtë, duhet të shkarkohet urgjent nga qytetarët”, thuhet në kumtesë.