(I plotësuar)- Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë në kuvend se vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e institucioneve të Qeverisë së Ksoovës.
Me ndjenjën qe qytetaret e kanë dhe po e ndërtojnë çdo dite për Qeverinë.
Sot jemi ne ditën e 10 kur ka vdekur Astrit Dehari dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga institucionet e Qeverise. Astriti nuk jeton më sepse ishte i arrestuar dhe aty vdiq. Shteti duhet te japi përgjegjësi. Astriti mbahej në burg vetëm se ishte i Lëvizjes Vetëvendosje, një kundërshtar i regjimit. Astriti me punën e tij i jepte zë popullit, ndërsa ky regjim e ndali atë.
Menjëherë pas vdekjes së Astritit, i pari komandanti i Policisë në Rajonin e Prizrenit. Nexhmi Krasniqi tha se Astriti ka vdekur për përdorimin e medikamenteve. Kjo doli të jetë gënjeshtër e komandantit të Policisë. Nuk i rrëshqiti goja, këtë e tha që ta fshehë të vërtetën.
Pastaj kjo vazhdojë me vjedhe të informatave sa që disa prej tyre u publikuan në media. Hetuesia u ba pjesë e propagandës politike për ta ç’orientuar opinionin publik. Ky hetim është jo profesional dhe i papranueshëm sepse hetuesit nuk janë të interesuar për ta zbardhur të vërtetën.
Qytetarët e Kosovës sot e kanë humbur besimin e drejtësisë nga këto institucione. Ky shtet i kapur nuk mund të prodhojë drejtësi për Astritin. Ky regjim ka instaluar një administratë publike e cila po shëndrrohet në një shtet antipopullor
, ka thëne Visar Ymeri./Indeksonline/



















