VV propozon Glauk Konjufcën për president

E publikuar: 04/03/2026 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kandidat për president, Glauk Konjufcën.

“Në këto rrethana, Lëvizja VETËVENDOSJE!, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, z. Glauk Konjufca.Në të njëjtën kohë, i ftojmë edhe njëherë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat. Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu Vetëvendosje fton opozitën nëse kanë nevojë për nënshkrime plotësuese për kandidatin që propozojnë ata.

“Në të njëjtën kohë, i ftojmë edhe njëherë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat. Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar”, thuhej në njoftimin e LVV-së.