VV: Policia ka arrestuar aktivistin Fatos Sahiti

E publikuar: 28/08/2017 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në kufirin Kosovë-Shqipëri, duke u kthyer nga Shqipëria, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e saj, Fatos Sahiti.

Arsyeja që është dhënë më ketë rast ka qenë pjesëmarrja e aktivistit Sahiti në një aksion simbolik muaj më parë, përcjell arbresh.info.

“Policia me veprime të tilla po e konfirmon se është e instrumentalizuar, dhe në vend të angazhimit për rend e ligj, ajo është e përqendruar në zbatimin e urdhërave politike të pushtetit të kriminalizuar. Arrestimet e këtilla dhe përndjekja e persekutimi i vazhdueshëm i aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s nga pushteti përmes organeve të rendit dhe të drejtësisë, janë të papranueshme. Frika nga humbja e pushtetit i ka përshkallëzuar të këqijat e pushtetarëve dhe sheshazi e ka nxjerrë fytyrën e këtij regjimi autoritar, që qëllimin kryesor e ka- luftimin e zërave opozitarë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV kërkon  që veprimet e tilla të marrin fund, si dhe lirimin e menjëhershëm të aktivistit Fatos Sahiti.

“Asnjë lloj veprimi, asnjëherë, nuk do ta zmbrapsë aktivizmin tonë dhe nuk e ndalon përpjekjen tonë për një shoqëri të drejtë dhe një shtet demokratik”, përfundon komunikata e VV-së./arbresh.info/

21078321_10154584163437000_8969206725664873515_n