Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Deri më tani janë numëruar 2,293 vendvotime nga gjithsej 2,557, apo 89.68% e votave.
Në këtë fazë të numërimit, Albin Kurti i Vetëvendosjes kryeson listën e VV-së me 312,068 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 241,965 vota. Në vendin e tretë renditet Albulena Haxhiu me 127,332 vota, ndërsa pas saj vjen Hekuran Murati me 126,083 vota. Donika Gërvalla ka siguruar 113,752 vota, ndërsa Xhelal Sveçla ka marrë rreth 101,056 vota. Në dhjetëshen e më të votuarve janë edhe Hajrulla Çeko me 90,504 vota, Avni Dehari me rreth 83,707 vota, Mimoza Kusari-Lila me 74,872 vota dhe Ejup Maqedonci me 70,699 vota.
Edhe në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po vazhdon e njëjta renditje e kandidatëve. Bedri Hamza prin bindshëm me 140,584 vota, duke u renditur i pari. Pas tij vjen Arian Tahiri me 62,746 vota, ndërsa i treti është Përparim Gruda me 57,639 vota. Uran Ismaili renditet i katërti me 46,788 vota, i ndjekur nga Sala Jashari me 42,352 vota. Vlora Çitaku ka marrë 38,151 vota. Në vijim renditen Enver Hoxhaj me 33,983 vota, Arben Mustafa me 33,035 vota, Nait Hasani me 27,128 vota dhe Rrahman Rama me 25,283 vota.
Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kryeson Lumir Abdixhiku me 70,737 vota. Pas tij renditet Hykmete Bajrami me 44,191 vota, ndërsa Ukë Rugova ka marrë 38,919 vota. Në vendin e katërt është Avdullah Hoti me 35,154 vota, i ndjekur nga Doarsa Kica Xhelili me 34,264 vota. Më pas renditen Kujtim Shala me 31,514 vota, Anton Quni me 25,334 vota dhe Armend Zemaj me 22,515 vota. Dhjetëshja mbyllet me Lutfi Hazirin me 20,659 vota dhe Jehona Lushaku Sadriu me 16,234 vota.




















