VV: Opsioni i zgjedhjeve bëri që opozita të ndërrojë mendje

E publikuar: 19/04/2025 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka deklaruar se përmendja e mundësisë për zgjedhje ka ndikuar që opozita të ndryshojë qëndrim dhe të shprehë gatishmërinë për të votuar raportin mbi verifikimin e mandateve.

Sidoqoftë, ishte kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai që për herë të parë e përmendi këtë opsion, duke theksuar se data 15 qershor do të ishte ideale në rast se situata mbetet e bllokuar.

“Opozita ka dëshmuar se kauza tyre nuk ka qenë e drejtë. Duket se opsioni i zgjedhjeve ka bërë opozitën ta ndërrojë mendjen. S’ka ndodh diçka ndryshe se ajo më 15 prill”, ka thënë Kërçeli.

Kryetari i PDK-së më herët ka thënë se është hapur rruga për votimin e raportit pasi kryeministri dhe ministrat kanë dorëzuar dorëheqjet individuale, siç ka kërkuar opozita. Megjithatë, kjo po mohohet nga VV-ja.