Kryesore

VV nuk i pëlqen vendimi për lirimin e Azem Sylës

26.08.2016 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
VV nuk i pëlqen vendimi për lirimin e Azem Sylës

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për lirimin nga paraburgimi të ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.
VV përmes një komunikate u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 1 shtatorit në numër sa më të madh.

Sipas Vetëvendosjes, atë ditë qytetarët do të tregojnë se janë të vendosur kundër sic thuhet në njoftim, klanit kriminal.

Lexoni njoftimin e plotë të VV-së:

“Vendimi i djeshëm i gjykatës për lirimin e Azem Sylës është veprimi i radhës që tregon nivelin shqetësues të kapjes që i është bërë organeve të drejtësisë nga klani Pronto.

Përderisa në vazhdimësi po publikohen përgjime që flasin për përfshirje në krim të organizuar e keqpërdorim të detyrës zyrtare edhe nga shumë bashkëpartiakë të Azem Sylës, organet e drejtësisë kanë mbyllur sytë kundruall tyre, dhe morën vendimin skandaloz për lirimin e këtij të fundit.

Në anën tjetër, të njëjtat organe të drejtësisë kanë shqiptuar masa të arrestit shtëpiak ndaj deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, vetëm pse këta të fundit penguan klanin Pronto në misionin e tyre kryesor – faljen e tokave të Kosovës dhe copëtimin e saj. Sot poashtu, Policia e Kosovës intervenoi brutalisht për të penguar aktivistët e VETËVENDOSJE!-s që të vendosin një pano prej letre para shtëpisë së Kadri Veselit. Me ç’rast arrestuan aktivistin Imer Fejza, ndërsa lënduan ish-luftëtarin e UÇK-së, Musa Ajeti.

Nuk ka më asnjë dilemë që i gjithë sistemi shtetëror, duke përfshirë policinë, prokurorinë dhe gjykatat, është vënë në shërbim të klanit pronto dhe shtypjes së kujtdo që mendon ndryshe dhe kundërshton politikisht këtë klan.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë sa më masivisht në protestën e 1 shtatorit, ku do t’i tregohet në mënyrë të vendosur këtij klani kriminal që qytetarët nuk do të dorëzohen para tyre”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje