VV nuk ka vendosur ta kandidojë Agim Bahtirin si kandidat për Kryetar Komune

E publikuar: 16/08/2017 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajmi në disa media të caktuara se Lëvizja Vetëvendosje ka marr qëndrim të kandidojë Agim Bahtirin për kryetar të komunës së Mitrovicës, është hedhur poshtë nga kryetari i kësaj Dege në Mitrovicë, Faruk Mujka.

I kontaktuar nga KosovaPress përmes telefonit, Mujka ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke bërë të ditur se lajmet e tilla janë vetëm spekulime. “Nuk kemi vendosur akoma dhe nuk është e vërtetë.

Sot gjatë ditës kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri me bashkëpunëtorë, pritet ta vizitojë Degën tonë në Mitrovicë dhe shpresoj të bëhet i ditur saktë emri i kandidatit për kryetar të komunës nga radhët tona”, ka thënë Mujka.