VV nuk e votoi rezolutën/ Deliu-Kurtit: Kallxoji policisë çfarë kryeministri je

E publikuar: 05/10/2023 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shprehur kritikë për shumicën parlamentare që nuk e votoi një rezolutë të tyre për përmirësimin e kushteve në Policinë e Kosovës.

Sipas kësaj rezolute, kërkon që policia të bëhej me sigurim shëndetësor, të dilnin shtesat dhe të mundësohej pensionimi I ‘parakohshëm’.

“S’kanë sigurime. 24 janë rënë në detyre. Shumë kanë dhënë dorëheqje për shkak të kushteve.” – është shprehur deputetja Deliu-Kodra.

“Kallxoju sot qytetarëve dhe policisë së çfarë kryeministri je. Sytë i kanë tek ky parlament. Por sot ti ju hakmore opozitës dhe s’po do ta votosh rezolutën që ndihmon policinë.”