Lajmet

VV në Prishtinë dorëzon në Prokurori kontratën për ndriçimin publik

03.11.2026 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
VV në Prishtinë dorëzon në Prokurori kontratën për ndriçimin publik

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një denoncim lidhur me kontratën për ndriçimin publik “Smart”, për të cilën pretendon se ka pasur keqpërdorime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, së bashku me deputetin e kësaj partie, Ilir Kërçeli, kanë bërë të ditur se denoncimi përmban të gjeturat e tyre lidhur me dallimet e mëdha në çmime ndërmjet dy kontratave për ndriçimin publik, të nënshkruara në një periudhë prej nëntë muajsh.

Sveçla ka thënë se kontrata e parë është nënshkruar në korrik të vitit 2024, ndërsa e dyta në prill të vitit 2025, duke theksuar se dallimet në çmime për pozicione dhe punë të njëjta kanë ngritur dyshime për keqpërdorime.

“Ka të bëjë me dorëzimin e një denoncimi pranë Prokurorisë Speciale, së bashku me Ilir Kërçelin. Ka të bëjë me kontratën për ndriçim publik, ‘Smart’, ku ne jemi të bindur se ka prova dhe fakte të mjaftueshme që bëhet fjalë për një kontratë abuzive, ku është dëmtuar buxheti i Komunës së Prishtinës. Siç e dini, për ndriçimin publik janë dy kontrata të cilat janë nënshkruar në një periudhë të ngushtë kohore. Kontrata e parë është e korrikut të vitit 2024, ndërsa kontrata tjetër e prillit të vitit 2025, mirëpo ndryshimi për pozicionet e njëjta, për punën e njëjtë, është aq i madh saqë na ka bërë që këtë kontratë ta hetojmë më në thellësi dhe të gjeturat tona i kemi dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale dhe presim që Prokuroria ta zbardhë rastin”, tha Sveçla.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Ilir Kërçeli, ka deklaruar se në kontratën e dytë ka pozicione ku çmimet janë rritur ndjeshëm krahasuar me kontratën e parë.

Ai ka përmendur shembuj të pozicioneve që, sipas tij, nga 90 euro janë rritur në 300 euro, ndërsa të tjera nga 50 euro në 250 euro.

“Në këtë kontratë ka diferenca të mëdha të çmimeve, në krahasim me kontratën e parë të para nëntë muajve, ka pozicione të cilat nga 90 euro pas nëntë muajve janë rritur në 300 euro, dhe pozicione të tjera nga 50 euro me 250 euro nga kontrata e re. Është shumë e rëndësishme që Prokuroria Speciale t’i hetojë këto dy kontrata, sepse Komuna e Prishtinës paraprakisht e ka pasur një llogaritje se sa mund të jenë çmimet në treg, sepse kanë nënshkruar para nëntë muajve, para se ta nënshkruajnë kontratën e madhe prej 10 milionë euro, me një kompani tjetër, në të cilën ne kemi dyshime se kompania e parë ka përfunduar punimet në kryeqytet, mirëpo është faturuar kompania e cila ka fituar 10 milionë euro kontratën e ndriçimit ‘Smart’. Në të gjitha shtyllat në kryeqytet, ju mund të shihni se aty janë stikersat e kompanisë e cila ka fituar në tenderin e parë, mirëpo është përlyer një kontratë tjetër me 10 milionë euro”, tha Kërçeli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave

Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Von der Leyen: Bllokimi i Hormuzit i kushtoi BE-së 127 miliardë euro shtesë

Von der Leyen: Bllokimi i Hormuzit i kushtoi BE-së 127 miliardë euro shtesë

Pesë lokacione u bastisen, tre persona u arrestuan, policia publikon pamjet nga aksioni i sotëm

Pesë lokacione u bastisen, tre persona u arrestuan, policia publikon pamjet nga aksioni i sotëm

“Shifrat në buxhet nuk ua ndryshojnë jetën qytetarëve”, Mustafa kritikon Qeverinë për buxhetin

“Shifrat në buxhet nuk ua ndryshojnë jetën qytetarëve”, Mustafa kritikon Qeverinë për buxhetin

Rama në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Aktgjykimi i Hagës në gjuhën shqipe, zbulohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit para nisjes së seancës

Aktgjykimi i Hagës në gjuhën shqipe, zbulohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit para nisjes së seancës

VV në Prishtinë dorëzon në Prokurori kontratën për ndriçimin publik

VV në Prishtinë dorëzon në Prokurori kontratën për ndriçimin publik

Shoqja e Arlinda Zekajt bën thirrje për hetime edhe ndaj ish-vjehrrës së saj

Shoqja e Arlinda Zekajt bën thirrje për hetime edhe ndaj ish-vjehrrës së saj

Aksion policor në Prishtinë, cak disa qendra të thirrjeve telefonike – Prokuroria Speciale konfirmon bashkëpunimin me ndërkombëtarët

Aksion policor në Prishtinë, cak disa qendra të thirrjeve telefonike – Prokuroria Speciale konfirmon bashkëpunimin me ndërkombëtarët

Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X

Policëve u kërkohet t’i huazojnë kapelat për kadetët deri në diplomim, Balaj e quan keqkuptim

Policëve u kërkohet t’i huazojnë kapelat për kadetët deri në diplomim, Balaj e quan keqkuptim

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Si përfundoi foshnja në kujdesin e Adonis Demirit para vrasjes? – Zymberi tregon trajtimin e rastit në QPS

Si përfundoi foshnja në kujdesin e Adonis Demirit para vrasjes? – Zymberi tregon trajtimin e rastit në QPS

Policia s’ka as kapele për kadetët e diplomuar, policeve u kërkohet t’i huazojnë për gjeneratën e 63-të

Policia s’ka as kapele për kadetët e diplomuar, policeve u kërkohet t’i huazojnë për gjeneratën e 63-të

Kadaj-Bujupi: Kush vendosi që një foshnjë tre muajshe të mbetej nën kujdesin e një prindi që raportohej se ishte përdorues i narkotikëve?

Kadaj-Bujupi: Kush vendosi që një foshnjë tre muajshe të mbetej nën kujdesin e një prindi që raportohej se ishte përdorues i narkotikëve?