VV mban sot konferencë të jashtëzakonshme

E publikuar: 08/05/2017 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se sot do të mbajë konferencë për media me ç’rast sot pritet edhe të procedohet nga Qeveria e Kosovës në Kuvend Demarkacioni me Malin e Zi.

Konferenca do të fillojë në ora 12:00, transmeton Indeksonline.

Opozita që vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë projektligj, si brenda Kuvendit, ashtu si edhe me protesta ka paralajmëruar sërish se nuk do të lejojë kalimin e këtij projektligji, sipas tyre të dëmshëm për Kosovën.