VV lë jashtë Kuvndit “hoxhallarë”, ushtarakë, profesor futbolli e kryetar komune

E publikuar: 06/01/2026 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Votuesi i Vetëvendosjes ka refuzuar t’i dërgojë në parlamentin e shtetit të paktën dy kandidatë të kësaj partie, që njihen më shumë për shkak të afërsisë dhe angazhimit të tyre edhe për çështje që lidhen me religjionin, e sidomos parimet islame. Ata janë Fahrush Rexhepi dhe Abdullah Klinaku, raporton KosovaPress.

Por, VV nuk ka pëlqyer që ta bëjë deputet edhe një ish ushtarak të UÇK-së dhe strukturave të sigurisë, pas luftës. Bëhet fjalë për Enver Dugollin, ani se ky mori 15,857 vota.

Votuesi i kësaj partie i tha jo edhe një ish kryetari komune. Shefi i dikurshëm i Prizrenit, Mytaher Haskuka nuk e mori besimin e njerëzve të VV-së për të shkuar në parlamentin e shtetit.

Ulësen këtu nuk e kapi as profesori i sportit dhe trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli. Ky, në legjislaturën e kaluar, ia pati dal të bëhet deputet i Republikës, si anëtar i Vetëvendosjes.