
Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës Supreme, e cila i hodhi poshtë ankesat e kësaj partie lidhur me votat e LDK-së.
VV e cilëson vendimin e Supremes si “politik dhe absurd”, duke kërkuar që vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese mund të parandalojë deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka parashtruar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatë Kushtetuese së bashku edhe me kërkesën për masë të përkohshme ndaj një vendimi absurd dhe të ndikuar politikisht të Supremes. Konsiderojmë se është detyrë e të gjithëve dhe veçanërisht e inistutcioneve të thirrura që të ruajnë vullnetin e shprehur të qytetarëve në procesin zgjedhor, vullnet nga i cili buron legjitimiteti i secilit institucion të Republikës. Kësisoj, vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte siguresë e ndalimit të deformimi të tillë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.