VV-ja dhe PDK-ja duan që ta mbajnë fshehtë gjykimin për rrahjen

E publikuar: 02/02/2016 09:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtyhet seanca ndaj katër të akuzuarve për incidentin para Kuvendit të Kosovës.

Gjykimi për rrahjen në mes deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, Visar Ymeri e Florin Krasniqi dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, të hënën është tentuar të mbahet fshehtas, larg medieve.

Palët janë ftuar në zyrë të gjyqtarit. Seanca ka dështuar për shkak se ka munguar deputeti Ymeri.

Ndërkaq, burime të “Kohës Ditore” brenda këtyre partive thonë se ka përpjekje që të arrihet një marrëveshje pajtimi rreth këtij incidenti.