Jo qe nuk protestuan mbas dy jave, por gati tre muaj po bahen, prej kur partitë opozitare i patën dhanë ultimatum kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, që tri kërkesat e tyne me u realizue.
Mirëpo deri më tash nuk ka pas reflektim të kryeministrit Mustafa e as protesta të opozitës.
Partive opozitare mos reagimin e mbasdyjavesh, që ja patën dhanë qeverisë, nuk e shohin si shqetësuese, mbase ata e ndërlidhin me ngjarjet e tjera që kanë ndodhë mbrenda këtyne muejve.
Zadhanësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi tha se kërkesat nuk janë harrue, por simbas tij partive opozitare ju asht dashtë me u marrë me parandalimin e votimit të amandamenteve kushtetuese që mundësojnë themelimin e Gjykatës Speciale.
Edhe Ramush Hardinaj kryetari i AAK pati thanë se nëse qeveria nuk ndërmerrë masa ndajë këtyne kërkeave, atëherë kanë me u ballafaque me protesta në të ardhmen, edhe pse ka kane kalue disa muej deputeti i kesaj partije, Bali Muharremaj tha se ende qendrojn prapa fjalëve të kryetarit, ai paralajmëroi se mbas rishiqimit të buxhetit protestat kane me fillue.
Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmëni dhe Nisma për Kosovë, nji zani patën kërkue që sa ma shpejtë me reflektue per uljen e çmimit të energjisë elektrike, shkarkimi i drejtuesve të Televizionit Publik si dhe shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Protesta e fundit e opozitës ishte mbajtë me 18 prill, ku kishte nji numër të konsiderueshëm të protestuesve.