VV e AAK kanë mendime të ndryshme për Demarkacionin (Video)

E publikuar: 22/12/2015 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë bërë bashkë për t’i kundërshtuar marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit, këto parti kanë qëndrime të ndryshme për çështjen e demarkacionit.
Përderisa Vetëvendosje kërkon anulimin në tërësi të marrëveshjes për demarkacionin para se të formohet ndonjë komision me ekspert të huaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e kërkon një gjë të tillë. Për AAK-në është e mjaftueshme që të shkarkohet Komisioni dhe vetëm atëherë të formohet ky komision i propozuar nga ana e presidentes se Kosovës.

“Ne konsiderojmë që duhet të shkarkohet ky komision dhe të krijohet një komision prej profesionisteve prej atyre që e njohin. Për neve është i pranueshëm vetëm kur shkarkohet ky komision dhe krijohet një komision i cili është i përbërë prej ekspertëve qoftë vendor qoftë ndërkombëtar në mënyre që të bëhet përcaktimi i vërtete i vijës kufitare”, ka deklaruar Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.
Duke komentuar raportin e departamentit amerikan të shtetit lidhur më demarkacionin më Malin e Zi, Isufi thotë se është normale që SHBA të përkrah këtë demarkacion pasi të njëjtin po e mbështet edhe Qeveria e Kosovës. Sipas tij, raporti departamenti amerikan i shtetit është mbështetur ne dokumentat dhe punën e komisionit qeveritar të Kosovës.
Por, ndryshe nga Isufi thotë anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni. VV nuk pranon kurrfarë komisioni, pa anulimin e marrëveshjes.