Vushtrriasi Driton Bilalli, tashmë ka edhe zyrtarisht pozitën e kryetarit të Komunës në Tranemo të Suedisë.
Këtë e ka bërë të ditur babai i tij, Milazim Bilalli, përmes rrjeteve sociale.
Ai u shpreh krenar për suksesin e arritur nga djali i tij, duke i uruar punë të mbarë, transmeton klankosova.tv.
”Sot djali ynë Driton Bilalli zyrtarisht merr postin e kryetarit të Komunës në Tranemo – Suedi.
Ne si prindër dhe familje jemi shumë krenarë me sukseset dhe punën tuaj.
Urime dhe shumë suksese. Të priftë e mbara. Zoti të bekoftë!”
















