Mbrëm një person ka humbur jetën në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, pasi që dyshohet se është goditur nga një automjet në lëvizje, raporton Veriu.info.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në ora 22:00 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
“Në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Stanoc, një person (A.F.) rreth 61 vjeç ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuar. Dyshohet se viktima është goditur nga një automjet, i cili deri më të tash është i paidentifikuar, pasi që nuk është ndalur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti për Veriu.info, duke treguar se viktima në momentin e aksidentit ishte këmbësor.
Bëhet e ditur se njësitet policore në prezencën e prokurorit në vendin e ngjarjes i kanë nisur hetimet, ndërsa rasti është iniciuar si aksident trafiku me fatalitet.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

















