Në ceremoninë e organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim, vullnetarët e Dokufest, kanë pranuar mirënjohje për promovimin e punës vullnetare nga Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connell.
Sa i përket marrjes së kësaj mirënjohje, në rrjetin social Facebook, organizatorët e festivalit DokuFest, janë shprehur mirënjohës dhe krenar për këtë vlerësim të bërë nga ambasadori.
“Ne jemi shumë krenar me këtë njohje të punës së palodhshme të të gjithë atyre të rejave e të rinjve që për vite kontribuan në rritjen dhe zhvillimin e festivalit”, shkruajnë ata.