Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë që Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por kjo “duhet të ndryshojë” nëse i kërkohet njohja e Kosovës.
“Nëse përballemi gjatë rrugës me njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, obligimin për të pranuar martesat e gjinisë së njëjtë apo përfshirjen në konfliktin me Rusinë dhe Kinën, ne nuk duhet të shkojmë në atë rrugë”, ka thënë ai për “Vecernje Novosti”.
Ai ka theksuar se deri atëherë duhet që Serbia të vazhdojë “forcimin”.