Ministri i punës dhe mirëqenies sociale në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe do të jetë një test për BE-në, dhe beson se Prishtina gjithmonë i trajton humbjet e saj duke i sulmuar serbët dhe duke qenë të bindur se shkelja e marrëveshjes është e lejuar, shkruan Tanjug.
“Prishtina shpreson se vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të bëjnë presion mbi Serbinë që të heq dorë nga pjesët më të rëndësishme të marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë që t’ia lehtësojë qëndrimin qeverisë së Isa Mustafës”, ka deklaruar Vulin, transmeton lajmi.net.
Sipas tij është e trishtueshme por e vërtetë që në mesin e politikanëve në Prishtinë politikë konsiderojnë gjithçka çfarë është në dëm të serbëve, duke shtuar se Prishtina do të mundohet që para Perëndimit të “paraqitet si viktimë e politikës së marrëveshjes së Brukselit, dhe do të kërkojë të ndihmohet t’i falen shkeljet ose dështimet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura”.
“Për serbët, Asociacioni i komunave serbe është pjesa më e rëndësishme e marrëveshjet, dhe këtu ndryshimet nuk janë të mundshme. Ky është një test për BE-në si patronët e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse Prishtinën nuk e obligon marrëveshja e arritur nën patronazhin e BE-së, shtrohet pyetja se cila është fuqia e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë në përgjithësi. Nga përgjigja e kësaj pyetje varet e ardhmja e dialogut të Brukselit”, ka shtuar për fund Vulin.
Vulin: Prishtina shëron plagët e mposhtjes duke sulmuar serbët
NGA KATEGORIA