Vulin: Prishtina po e shfrytëzon vrasjen e Ivanoviqit ta marrë Veriun nën kontroll

E publikuar: 19/01/2018 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Refuzimi i Prishtinës që autoritetet serbe të përfshihen në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, tregon se ka një mungesë të vullnetit nga Prishtina për të gjetur vrasësit.
Këtë e theksoi ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandër Vulin i cili shtoi se vetëm Serbia interesohet për gjetjen e vrasësve.

“Natyrisht, mendohet se kishte një mungesë të gatishmërisë, ekziston frika e zgjidhjes. I vetmi që kujdeset është Serbia. Unë vetëm dua të di kush është vrasësi, si do të dënohet dhe për të rivendosur paqen në rajon,” tha Vulin për televizionin “Pink”, shkruan Express.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë, por edhe individëve në Beograd “të mos përdorin vrasjen e Ivanoviqit për qëllime politike”.

Ai thotë se tashmë po flitet për ndryshime në policinë e SHPK-së në veri të Kosovës, ku serbët përbëjnë policinë dhe se ndryshimet e tyre do të thotë ndryshimin e strukturës etnike, ka shkaktuar frikë në mesin e serbëve, raporton “b92”.

“Dikush tashmë po mendon rreth përpjekjes për ta abuzuar këtë fatkeqësi dhe për të ndryshuar marrëveshjen e Brukselit për të vendosur kontrollin në veri duke hequr të gjithë policët serbë dhe duke i vendosur shqiptarët,” theksoi ai.

“Mos abuzoni me tragjedinë e një njeriu, ndërsa Prishtina nuk do ta marrë veriun në këtë mënyrë,” tha ai.

“Që nga viti 1999 dhe Rezoluta 1244, autoritetet serbe nuk kanë kontroll efektiv mbi hapësirën e Kosovës. Ne dëshirojmë të marrim përgjegjësinë dhe të themi se ne mund të garantojmë paqen,” shpjegoi ai.