Samiti i Vjenës i zyrtarëve të lartë të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në fund të gushtit, ka vlerën e dyfishtë, nga njëra anë vlerën politike dhe nga ana tjetër atë ekonomike, theksoi në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency, Filip Vujanoviq, presidenti i Malit të Zi
Ai rikujtoi se tre vjet më parë ishte konstituuar procesi Brdo-Brijuni, ku Kroacia dhe Sllovenia si vende anëtare të Bashkimit Evropian, nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, morën angazhimet për të promovuar vendet e Ballkanit Perëndimor në aspektin politik dhe ekonomik dhe për të mundësuar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, por edhe BE-ja përmes Komisionit dhe fondeve të saj, bankave dhe shteteve anëtare, të lidhet më fuqishëm me vendet e rajonit dhe të siguroj realizimin e projekteve rajonale.
Që të dyja këto mënyra, konsideron presidenti Vujanoviç, e para, kur në samitin e Sllovenisë ishte Presidenti francez Francois Hollande, në samitin në Dubrovnik, ku ishte kancelarja gjermane Angela Merkel, si dhe në samitin në Budva ku ishte presidenti austriak Heinz Fischer, që të dyja dimensionet janë vlerësuar si shumë të rëndësishme për rajonin.
“Pas samitit në Slloveni ishte një samit i madh në Berlin dhe i tërë samiti fitoi karakterin e procesit të Berlinit ku në njërën anë u inkurajua bashkëpunimi rajonal, në veçanti marrëdhëniet e mira fqinjësore, dhe ku në kuptimin politik marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal shënoi bazën e përshpejtimit të integrimit evropian. Kjo është e rëndësishme. Morëm një mesazh nga Berlini, sa më shumë që ne bashkëpunojmë, aq më afër jemi, për shkak të kësaj në mënyrë të konsiderueshme varet procesi i integrimit evropian. Nga ana tjetër, është kërkuar që të përqendrohemi në projektet me prioritet”, tha Vujanoviq.
Ai më tej shpjegon për takimin e vitit të kaluar, të krerëve të qeverisë dhe ministrave të punëve të jashtme dhe ekonomisë në Bruksel, ku projekte të caktuara, mbi të gjitha, ato të transportit dhe infrastrukturës së energjisë, të cilat për realizimin e tyre do të ndihmoheshin nga BE-ja dhe bankat evropiane.
Autostrada Adriatiko-Joniane dhe TAP
“Aktualisht janë ndarë një miliardë euro ndihmë e cila kryesisht mund të përdoret për studime fizibiliteti dhe disa projekte që do të përgatiten për zbatimin e tyre. Të gjitha këto projekte të bashkëpunimit rajonal kanë një peshë shumë të lartë, kurse të gjitha vendet e rajonit kanë potencial të vogël financiar.
Në këto projekte janë sforcuar ato të infrastrukturës së transportit, sepse vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë të lidhura me rrugë të këqija. Rajoni ka një potencial të mirë të energjisë, prandaj janë sforcuar edhe projektet e bashkëpunimit rajonal të energjisë”, tha Vujanoviq.
Në projektet e infrastrukturës së transportit, vend i posaçëm i takon projektit më të madh të autostradës Adriatiko-Joniane. Ajo lidh vendet e rajonit Adriatiko-Joniane, konkretisht Italinë, Slloveninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë dhe ka një lidhje të shkëlqyer me Kosovën dhe Maqedoninë, që e bënë atë të veçantë.
“Praktikisht i gjithë rajoni i zonës Adriatiko-Joniane lidhet jashtëzakonisht mirë. Nga ana tjetër, lidhet jashtëzakonisht mirë me Evropën Perëndimore si dhe me palët e treta, gjithashtu të rëndësishme, bëhet një autostradë e shkëlqyeshme në rajonin e Mesdheut. Çfarë është problemi? Problemi janë financat.
As Kroacia apo Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi apo Shqipëria, madje edhe Greqia nuk kanë burime financiare për të përfunduar pjesët e rrugës që kryesisht përmes pjesës më të madhe të Kroacisë me më pak, ndërsa në vendet tjera në masë më të madhe ka pjesë të papërfunduara të autostradës. Kjo nënkupton se autostrada Adriatiko-Joniane merr disa precizime të vogla ndërtimore, kryesisht në rrugën, Kroaci – BeH – Mali i Zi dhe Shqipëri, por mbi të gjitha duhet të shihet se si do të financohet”, tha Vujanoviq.
Në fushën e projekteve të energjisë, sipas tij, prioritet është Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP).
“Këtu nuk do të kemi shpenzime shtesë. Kjo është një tubacion trans-kontinental i gazit, që është tubacioni i Azisë dhe Evropës, i cili në dhjetor të vitit 2013 në Azerbajxhan merr pjesë në pjesën Adriatiko-Joniane të gazsjellësit që përfshin Shqipërinë e Veriut, Malin e Zi, BeH-në dhe Kroacinë, i cili ndërlidhet me TAP të lidhur nga Azerbajxhanin në Greqi përmes Italisë. Iu siguron vendeve tona energji shumë të lirë, duke siguruar mundësinë për të punësuar shumë njerëz dhe i ofron mundësinë vendeve që kalon përmes tyre të marrin përfitimet e tranzitit”, tha Vujanoviq.
Presidenti i Malit të Zi theksoi se është shumë e rëndësishme që të vendoset kabllo nëndetare dhe të fitohet mundësia që të shfrytëzohet elektropotenciali rajonal i cili është jashtëzakonisht i fuqishëm në Mal të Zi, BeH dhe Serbi, ndërsa pastaj të transferohen drejt Italisë dhe të shitet në kushte shumë më të favorshme. Kjo zonë e Italisë veriore, sipas Vujanoviq, ka “nevojë për këtë energji dhe çmimi është shumë i përshtatshëm”.
NATO, shtysë e re për integrimet evropiane
“Pritet që takimi i Vjenës të japë disa impulse dhe inkurajim shtesë, për të thithur fondet evropiane, që bankat dhe kompanitë të angazhohen në këto projekte. Unë mendoj se potenciali elektro-energjetik është një shans i madh për rajonin. Tani e kemi mundësinë që të japim transferimin e energjisë elektrike në Itali dhe mendoj se kjo duhet të shfrytëzohet”, tha Vujanoviq.
Ai beson se hyrja e vendit të tij, por edhe Maqedonisë dhe BeH-së, në NATO do të ishte “e mirë e pafund”.
“Mendoj se hyrja e tre vendeve është nxitje për integrimit evropian të cilat që të tre vendet pothuajse kanë konsensus. Ju për integrimin në NATO nuk keni një nivel të tillë, të themi, përkrahje pothuajse konsensuale në parlament dhe brenda publikut të gjerë, por për integrime Evropiane keni. Askush nga BE-ja nuk do t’ju thotë se këto janë integrime të lidhura, por të gjithë ata që i kuptojnë proceset e integrimit do të konstatojnë se këto janë procese kompatibile”, tha Vujanoviq.
Çështjet kufitare, sipas mendimit të presidentit të Malit të Zi, gjithmonë janë shumë të pakëndshme. Ai rikujtoi se shpërbërja e ish-Jugosllavisë u zhvillua për çështjet e kufijve dhe territoreve, dhe se ishte edhe Konferenca e Hagës, e cila nuk u arrit, ndërsa propozonte që çdo vend duhet të jetë i pavarur.
“Sikur të kishte ndodhur. Ishte një sugjerim i shkëlqyer i Alija Izetbegoviqit dhe Kiro Gligorovit, që brenda shteteve të mbetura, përpos Sllovenisë dhe Kroacisë, përpjekje për të vazhduar një bashkësi konfederate. E tërë mosmarrëveshja ishte në thelb një mosmarrëveshje mbi territore. Të jemi të sinqertë, mosmarrëveshjet ishin mbi territorin e BeH-së dhe dihet nga kush dhe në çfarë mënyre.
Mendoj se është dërguar mesazhi, se çështja e kufijve është e ndjeshmërisë së lartë dhe nivelit të lartë të rrezikut. Prandaj me këtë marrëveshje me BeH dhe Kosovën i jap një rëndësi të madhe dhe mendoj se kjo është në rrugë të mirë për një ambient të ri dhe në klimën politike të rajonit, një kontribut i ri për stabilitetin rajonal”, tha për AA, Filip Vujanoviq.
Megjithatë, për të, marrëveshjet mbi kufijtë me BeH dhe Kosovën, kanë vlerë historike dhe mbajnë një mesazh të rëndësishëm në lidhje me marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.